Çfarë duhet të dimë për virusin e ri nga Kina?

Çfarë duhet të dimë për virusin e ri nga Kina?

18:14, 24/03/2020

Këto orët e fundit është shpërndarë me shpejtësi në disa portale lajmi se një virus i ri ka dalë në Kinë. Një person ka humbur jetën në Kinë nga një i ashtuquajtur hantavirus.

Lajmi është shpërndarë kryesisht nëpër tabloidë dhe për shkak se ky virus transmetohet nga minjtë, ka shtuar më shumë tonet raciste dhe fyese ndaj kinezëve online.

Por si është e vërteta?

Ekspertët thonë se gjëja më e fundit për të cilën duhet të druheni tani është hantavirusi.

Ky lloj virusi, që gjendet te brejtësit, ka qenë në qarkullim prej shekujsh. Ai prek nga 16 mijë deri në 100 mijë njerëz në vit në Kinë.

Por ndryshe nga koronavirusi, ai nuk përhapet nga personi te personat përmes stërklave. Ai përhapet vetëm kur keni kontakt me urinën, jashtëqitjen apo pështymën e minjve. Edhe ky virus shkakton probleme pulmonore, por sërish, mundësia që të prekeni është jashtëzakonisht e ulët.

Sigurisht duhet të bëni kujdes që të mos keni kontakt me minjtë, por nëse alarmoheni edhe për këtë gjë tani, kjo do ishte e tepërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco