Studimi/ Temperaturat e larta e frenojnë koronavirusin

Studimi/ Temperaturat e larta e frenojnë koronavirusin

10:57, 24/03/2020
A+ Aa A-

Nga Silvia Turin, Corriere della Sera

Ekzistojnë disa studime që konvergojnë mbi hipotezën se Covid-19 preferon një klimë të ftohtë dhe të thatë, në krahasim me vendet me klimë të nxehtë dhe të lagësht. Një femomen tashmë i njohur për virusin SARS.

Më shumë raste mes 3-13 gradë

Në analizën më të fundit të të dhënave të mbledhur nga universiteti ‘John Hopkins’, realizuar nga MIT në Boston, tregohet se numri maksimal i rasteve të koronavirusit ka ndodhur në rajone me temperatura mes 3 dhe 13 gradë Celsius. Përkundrazi, vendet me temperatura më të larta se 18 gradë Celsius, kanë parë më pak se 5 përqind të totalit. Ky model funksionon edhe në SHBA, ku shtete jugore si Teksasi, Florida dhe Arizona kanë regjistruar deri më tani një rritje më të ngadaltë se shtetet veriore siç janë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kolorado.

Virusi preferon qytete të ftohta dhe të thata

Dy studime të tjera kanë vënë re të njëjtën dinamikë: i pari, i sapopublikuar nga dy studiues spanjollë dhe finlandezë, ka zbuluar se deri më tani, 95 përqind e rasteve globale kanë ndodhur në temperatura mes -2 dhe 10 gradë Celsius në kushte të thata. I dyti, publikuar në fillim të këtij muaji, i udhëhequr nga studiues të universitetit Beihang të Kinës, shqyrtoi situatën në qytetet kineze dhe zbuloi se në ditët e para të epidemisë, në janar, përpara çdo ndërhyrje të qeverisë, qytetet e nxehta dhe të lagështa panë një shpërndarje më të ngadaltë se ato të ftohta dhe të thata. Në të njëjtin studim, sipas modelit të vëzhguar në Kinë, studiuesit hartuan dy harta që tregojnë përhapjen e virusit në botë në mars dhe parashikimin matematikor të asaj që do ndodhte në korrik, nëse do konsideronim se virusi ndiqte ndryshimet e klimës në mënyrë hipotetike.

Kujdes në shumë fronte

Asnjë prej këtyre studimeve nuk ka marrë një të ashtuquajtur rishikim shkencor nga kolegët, dhe lidhjet mes përhapjes së infeksioneve dhe klimës mund të jenë për shkak të faktorëve të tjerë: për shembull reagimet e qeverive, linjat e infeksionit, mungesa e testimeve. Në një postim të kohëve të fundit, Marc Lipstich, drejtor i Qendrës për Dinamikën e Sëmundjeve në Shkollën e Shëndetit Publik në Haarvard, i bëri jehonë kësaj analize: “Megjithëse mund të presim një ulje modeste të rasteve me SARS-CoV-2 në kushte të motit më të ngrotë dhe të lagësht, nuk është e arsyeshme që të pritet që kjo rënie të ngadalësojë përhapjen në atë pikë sa të ketë një ulje në kurbë”. Edhe shkencëtarët pranojnë se mes 11 dhe 19 marsit ka pasur një rritje të numrit të rasteve në rajone me temperatura mbi 18 gradë Celsius me të paktën 10 mijë njerëz. Prandaj, ato janë të dhëna të bazuara në vëzhgime: marrëdhënia mes numrit të rasteve dhe temperaturës e lagështisë është e fortë, megjithatë ne nuk e dimë se cili faktor mjedisor është më i rëndësishëm. Mund të jetë temperatura, ose lagështia. Ose të dyja. Është e vërtetë që virusi SARS e humbiste aftësinë për të mbijetuar në temperatura të larta. Edhe gripi sezonal po ashtu.

Nuk mund të presim verën

Por për hemisferën veriore, rruga përpara nuk ndryshon: izolimi dhe distanca sociale, plus mbyllja thuajse totale, janë masa që duket se funksionojnë, përtej kapriçiove të kohës. Për më shumë, ne në Itali nuk mund ta përballojmë që të presim verën. Lajmi i mirë është se nëse klima ndikon, natyra do jetë në krahun tonë gjatë muajve që vijnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco