Sistemet shëndetësore drejt ndryshimit?!

Sistemet shëndetësore drejt ndryshimit?!

20:49, 23/03/2020
A+ Aa A-

Nga Gentian Çala

Sapo lexova një artikull të kolegëve nga Italia, të cilët pas situatës në Bergamo, njëra nga zonat me dendësinë më të lartë të popullsisë në Europë, kanë kuptuar se kjo që ka ndodhur atje me Covid-19 dhe humbjen e jetëve shtron dilemën mbi sistemet shëndetësore që kemi.

Sistemet e kujdesit shëndetësor perëndimor janë ndërtuar rreth konceptit të kujdesit që ka në qendër pacientin, por një epidemi kërkon një ndryshim të perspektivës drejt një koncepti të kujdesit të përqendruar në komunitet. Ose ndoshta mund të jetë një sistem shëndetësor që mikson të dyja aspektet.

Në 30 vite kjo është epidemia e pestë me të cilën përballet më shumë se një vend apo kontinent. Mësimet e nxjerra nuk arritën të ndikojnë mbi dizajnimin e sistemit shëndetësor, sepse vendimmarrësit nuk ishin as të gatshëm dhe as të bindur për vendime transformuese të sistemeve shëndetësore.

Pandemia ka një faturë në ekonominë globale që është vështirësisht e llogaritshme, por që është e mundshme ta tejkalojë vlerën e investuar për të përshtatur sistemet shëndetësore. Pandemia tjetër nuk do të vonojë dhe bota duhet të jetë më e përgatitur që të mos gjendet e kapur në befasi.

Pandemia ka një faturë në liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe në shëndetin mendor, analiza e ndikimit të së cilës do të kërkojë kohë dhe studime. Konfuzioni mbi demokracinë dhe vlerat e qytetërimit perëndimore janë efekte anësore të sponsorizuara nga që duan të përfitojnë nga kjo situatë.

Pra, ka kaq shumë arsye që sapo kjo të kalojë, tema e reformimit të sistemeve shëndetësore të ndërmerret seriozisht, ku përvojat, analizat e të dhënave, studimet dhe ekspertët të thonë fjalën e tyre. Këtë e kemi detyrim ndaj jetëve të humbura këto ditë dhe ndaj vuajtjes së milionave njerëzve anekënd botës të cilët po vuajnë pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të një pandemie që trazoi botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco