Kosova siguron ilaçe kundër koronavirusit? Kura u aprovua nga autoritetet amerikane

Kosova siguron ilaçe kundër koronavirusit? Kura u aprovua nga autoritetet amerikane

19:21, 23/03/2020
A+ Aa A-

Pas aprovimit nga autoritet amerikane javën e kaluar, Kosova ka nisur të furnizohet me dy ilaçet, për përdorim në luftimin kundër COVID-19.

Në këtë situatë kur shtetet e zhvillara po përpiqën të zbulojnë medikamentin që shëron sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, SHBA-të kanë aprovuar përdorimin e hidroksitit të klorokuinit në kombinim me antibiotikun.

Sipas studimeve fillestare, ky kombinim zvogëlon qendrueshmërinë e virusit në trupin e pacientit.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje dhënë Express, thotë se tashmë është siguruar një sasi e këtyre ilaçeve. Një pjesë e tyre është blerë e pjesa tjetër është dhënë si donacion nga një operator, që Ministria nuk ia ka treguar emrin.

“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministria ka porositur edhe sasi shtesë të dy ilaçeve, të cilat priten të vijnë nesër.

“Sasi tjera do të porositet nesër, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet tutje në përgjigje.

Amerika i dha dritën e gjelbër, pasi një studim i ri gjeti se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmudjes së shkaktuar nga virusi Covid-19. Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, do të zvogëlonte qendrueshmërinë e virusit te pacientët.

Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin covid-19, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun. Ata i kanë krahasuar rezultatet e këtyre me grupin e pacientëve që nuk kanë marrë fare këto ilace.

Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga koronavirusi.

Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezoltuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t24/03/2020 08:02

Po ky palloshi jone ça pret pse nuk i siguron keto ilaçe,apo do thote prap qe nuk kam lek,a thua se ka lekun e vet e jo tonin.me taksat tona preferon me mire te financoje oligarket e ppp se sa te financoje per krizen e virusit.kjo krize do mbaroje nje dite,dhe diten qe do mbaroje ky superplehre km duhet zhduk nga faqja dheut me soj e sorollop bashke me ata 11 oligarke. Ta mban bytha ate dite o lull

t24/03/2020 08:01

Po ky palloshi jone ça pret pse nuk i siguron keto ilaçe,apo do thote prap qe nuk kam lek,a thua se ka lekun e vet e jo tonin.me taksat tona preferon me mire te financoje oligarket e ppp se sa te financoje per krizen e virusit.kjo krize do mbaroje nje dite,dhe diten qe do mbaroje ky superplehre km duhet zhduk nga fawja dheut me soj e sorollop bashke mr ata 11 oligarke. Ta mban bytha ate dite o lull

Shto koment

Denonco