300 mijë raste në 4 ditë/ OBSH: Pandemia është duke u përshpejtuar, OKB: Armëpushim global

300 mijë raste në 4 ditë/ OBSH: Pandemia është duke u përshpejtuar, OKB: Armëpushim global

19:13, 23/03/2020
A+ Aa A-

“Pandemia është duke u përshpejtuar”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus teksa ka dhënë shifrat e përhapjes së COVID-19.

“U deshën 67 ditë për të arritur në 100 mijë infeksionet e para, 11 ditë për 200 mijë dhe 4 ditë për 300 mijë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër OKB bën thirrje për një armëpushim mbarëbotëror.

“Furia e koronavirusit tregon çmendurinë e luftës. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj një armëpushim global dhe të menjëhershëm në të gjithë cepat e botës. Është koha për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe të përqendrohemi në luftën e vërtetë të jetëve tona. Palëve në luftë iu them: tërhiquni nga armiqësitë”, thuhet në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur”, shton ai.

Edhe Shqipëria rënditet mes vendeve të prekura nga COVID-19 me 104 raste dhe 4 vdekje deri tani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco