Shefi i OBSH ngre alarmin: Pandemia e koronavirusit ' në përshpejtim'

Shefi i OBSH ngre alarmin: Pandemia e koronavirusit ' në përshpejtim'

17:48, 23/03/2020
A+ Aa A-

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit është duke u "përshpejtuar".

Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha:

"U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 raste, 11 ditë për 100,000 raste të tjera dhe vetëm katër ditë për 100,000 raste të treta".

Ai tha se do t'u drejtohej krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 këtë javë për t'u kërkuar atyre, që të punojnë së bashku për të rritur prodhimin e pajisjeve mbrojtëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco