20 mjekë kanë humbur jetën në Itali, rritet edhe numri i të infektuarve

20 mjekë kanë humbur jetën në Itali, rritet edhe numri i të infektuarve

12:01, 23/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 20 numri i mjekëve viktimë me koronavirus në Itali. Viktima e fundit është regjistruar sot në Parma. Manfredo Squeri, mjek spitali që dhe pse në pensionvazhdonte të ushtronte profesionin e tij në një strukturë spitalore.

Viktima e fundit është një mjek familje në provincën e Lodit, e cila është dhe zona e parë e kuqe ku pandemia nisi shpërthimin e saj.

Rritja ka regjistruar dhe numri i personelit mjekësor të infektuar nga COVID-19.

Numri i tyre ka arritur në 4268 e kritike paraqitet situata në provincën e Bergamos.

Masat e marra nga qeveria italiane kanë urdhëruar përdorimin e recetës mjekësore elektronike përmes adresës emaili si dhe me anë të një mesazhi në telefon për personat që kanë nevojë.

Kjo masë është marrë për të evituar lëvizjet e qytetarëve e për të pasur sa më pak njerëz në studiot e mjekëve të familjes.

Mesatarisht personeli mjekësor pozitiv nga COVID -19 është shumë më i ri në moshë se pacientët në nivel kombëtar.

Mosha mesatare e tyre 49 vjeç ndërsa në nivel të përgjithshëm është 63 vjeç. Gjithashtu sa i takon gjinisë, tek punonjësit sanitarë të infektuar nga COVID-19  numri më i lartë është regjistruar tek femrat.

Meshkujt përbëjnë vetëm 35.8% të tyre. Ndryshe ndodh në nivel kombëtar ku meshkujt pozitiv nga koronavirus janë mbi 58%.

Urdhri i mjekëve italianë ka apeluar me një letër dërguar të gjithë Guvernatorëve të qeverisjes lokale të rajoneve italiane, duke kërkuar përparësi në sigurinë e mjekëve që punojnë në linjën e parë të emergjencës së COVID-19.

Lista e mjekëve viktimë me koronavirus

Roberto Stella / 11 03 2020

President i urdhërit të mjekëve Varese

Giuseppe Lanati / 12 03 2020

Pneumolog  Como

Giuseppe Borghi / 13 03 2020

Mjekë familje / Lodi

Raffaele Giura/ 13 03 2020

Pneumologi / Como

Carlo Zavaritt / 13 03 2020

Pediatër e neuropskiatër fëmijësh/ Bergamo

Luigi Frusciante/ 15 03 2020

Mkelë familje / Como

Mario Giovita /16 03 2020

Mjekë familje / Bergamo

Luigi Ablondi † 16 03 2020

Epidemiolog, ish drejetor i spitalit të Crema/ Cremona

Franco Galli / 17 03 2020

Medico di base – Mantova

Ivano Vezzulli /17 03 2020

Mjekë familje e mjekë sporti* Lodi

Massimo Borghese /18 03 2020

Otorinolaringolog/ Napoli

Marcello Natali/ 18 03 2020

Mjekë familje, sekretar i Federatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme në Lodi/ Lodi

Antonino Buttafuoco / 18 03 2020

Mjekë familje– Bergamo

Giuseppe Finzi / 19 03 2020

Ematologo e profesor i sëmundjeve të gjakut në Universitetin e  Parmës – Parma

Francesco Foltrani † 19 03 2020

Mjekë familje– Macerata

Andrea Carli 19 03 2020

Mjekë familje – Lodi

Bruna Galavotti

Psikiiatre, Dekane e Urdhërit të Grave Mjeke – Bergamo

Piero Lucarelli

Anestezist– Bergamo

Manfredo Squeri, mjek spitalor Parma

Chiara Filipponi/ Venezia. e cila ndërroi jetë më 7 mars 2020 , por udhëri i mjekëve italianë saktëson se Doktoresha Filipponi ishte në fazën terminale të një sëmundje të pashërueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco