Koronavirusi/ Edhe 12-vjeçarja vendoset në ventilator

Koronavirusi/ Edhe 12-vjeçarja vendoset në ventilator

10:33, 23/03/2020
A+ Aa A-

Një vajzë vetëm 12 vjeç, pa probleme të tjera mjekësore, po lufton për jetën pasi u sëmur nga koronavirusi i ri.

Sipas gazetës Mirror, vajza e quajtur Emma u diagnostikua me pneumoni më 15 mars dhe u testua pozitive për Covid-19 të premten.

Ajo është shtruar në një spital në Atlanta, SHBA.

Një kushëri i saj tha për CNN se vajza është në ventilator. Siaps kushëririt Justin Anthony, gjendja e saj duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata të rinj që nuk duken të shqetësuar nga sëmundja.

“Ajo është një 12-vjeçare që po lufton për jetën. Njerëzit duhet të praktikojnë distancimin social. Njerëzit duhet të kujdesen për fëmiëjt e tyre,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco