‘Pacientët ndjehen mirë përpara përkeqësimit dramatik’

‘Pacientët ndjehen mirë përpara përkeqësimit dramatik’

10:11, 23/03/2020
A+ Aa A-

Mjekët kanë paralajmëruar se pacientët me Covid-19 shpesh ndjehen mirë përpara se situata e tyre të përkeqësohet në mënyrë dramatike.

Gazeta Daily Mail shkruan se ky është përfundimi që ka dalë nga studimi i pacientëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjekët thonë se simptomat fillimisht janë të buta. Pacientët ankohen se kanë kollë, pak dhimbje koke dhe temperaturë jo shumë të lartë.

Dr. Joshua Denson tha se duket sikur trupi po përpiqet që të kuptojë nëse e lufton dot këtë virus apo jo. Ai e përshkroi këtë fazë si një djegie e ngadaltë.

Pas thuajse një javë në këtë situatë, trupi ndjen një përmirësim. Por kjo është si ajo qetësia përpara furtunës.

“Ata duket sikur janë mirë, pastaj krejt papritur janë të lodhur, nuk mbushen me frymë dhe kanë dhimbje në gjoks,” tha një tjetër mjek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco