OBSH jep alarmin: Kujdes stafin mjekësor, virusi mbijeton në ajër

OBSH jep alarmin: Kujdes stafin mjekësor, virusi mbijeton në ajër

20:38, 22/03/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton marrjen e masave për stafet mjekësore, pasi një studim i ri tregoi se koronavirusi mund të mbijetojë në ajër.

Virusi transmetohet përmes stërklave ose piklave të lëngshme, kryesisht përmes teshtimës apo kollitjes, tha dr. Maria Van Kerkhove, drejtoresha e OBSH për njësinë e sëmundjeve.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin masa shtesë kur punojnë me pacientët.

Zyrtarët e OBSH thanë se sëmundja respiratore përhapet përmes kontaktit njerëzor, nga stërklat që dalin nga teshtima dhe kollitja si dhe nga viruset e mbetura në objekte.

Por virusi mund të qëndrojë në ajër pezull, në varësi të disa faktorëve si nxehtësia dhe lagështia.

Shkencëtarët po studiojnë se si e ndikon lagështia, temperatura dhe rrezet ultravjollcë këtë virus.

Zyrtarët e OBSH thonë se stafet mjekësore duhet të veshin të ashtuquajturat maska N95, të cilat filtrojnë rreth 95 përqind të lëngjeve dhe të piklave që ngelin në ajër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi22/03/2020 23:39

Jemi i vetmi vend ne Europë e më gjërë ku në kushtet e pandemisë, personeli ynë mjeksor punon në kushtet minimale të mbrojtjes, me një përparëse, maskë, kapuç qesje dhe doreza. Sytë janë të pambrojtur, veshët thuajse të pambrojtur dhe qafa e zbuluar. Bluzat nuk janë të përshtatshme dhe as maskat nuk janë profesionale, për më tepër të skaduara. Këto janë të parat masa që duhet të merrte "Kaçaku i Surrelit" përpara se të ngujohej në bunker dhe "Kumbulla Komposto" (afër skadencës). Kemi vetëm 140 respiratorë. Për krevate s'është problem se marrim të shtëpisë po e patëm rriskun e keq me na kap Covid19.

liu22/03/2020 21:02

Mjaft me rrena mer ftyr majmun

Shto koment

Denonco