Kjo simptomë e re e koronavirusit duhet të shërbejë për vetizolim

Kjo simptomë e re e koronavirusit duhet të shërbejë për vetizolim

17:21, 22/03/2020
A+ Aa A-

Për herë të parë, një virolog gjerman raportoi se ka gjetur një simptomë të re të koronavirusit. Sipas tij, pacientët me koronavirus humbasin nuhatjen dhe shijen.

https://www.syri.net/shendet/324285/virologu-gjerman-kemi-zbuluar-nje-simptome-te-re-te-koronavirusit/

Sot raportohet se edhe autoritetet në Francë thonë se kanë vëzhguar një simptomë të re te pacientët me Covid-19.

Ata humbasin nuhatjen (e njohur si anozmi). Kjo gjë ndodh në mënyrë të papritur, edhe pse njerëzit nuk i kanë hundët e bllokuara ose nuk kanë rrjedhje. Në Francë thuhet se kjo ndodh kryesisht te të rinjtë me koronavirus.

Sipas BBC, edhe specialistët anglezë po sugjerojnë që anozmia të shtohet te simptomat për njerëzit që duhet të vetizolohen.

“Nuk mund të hash dhe nuk mund të shijosh asgjë,” tha një pacient francez për BBC.

Më herët ka pasur raportime se të prekurit nga koronavirusi mund të kenë diarre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco