SHBA/Aprovohet testi i ri, rezultati nëse jeni i infektuar me koronavirus për 45 minuta

SHBA/Aprovohet testi i ri, rezultati nëse jeni i infektuar me koronavirus për 45 minuta

07:53, 22/03/2020
A+ Aa A-

(FDA) Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se ka aprovuar përdorimin e testit të parë që mund ta detektojë koronavirusin COVID-19, brenda 45 minutave.

Siç raporton CNN, kjo është aprovuar të premten derisa testet do të nisin javën e ardhshme.

Doktori David Persing në Cepheid, me bazë në Kaliforni, thotë se tash rezultatet do t’u jepen qytetarëve në kohë reale.

“Gjatë kësaj kohe të rritjes së kërkesave për shërbime spitalore, klinikat urgjentisht kanë nevojë për test diagnostik në kohë reale për pacientët”, tha ai.

Sipas tij, ky test edhe mund të zbusë presionin e shpërfaqjes së koronavirusit.

Ky vendim erdhi pas kërkesave të mëdha që rezultatet të merren më shpejtë, për të parandaluar valën e shpërthimit të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco