Shërohet e prekura e parë me COVID-19/ Kinezja 57 vjeçare mundi virusin dhe ndodhet në shtëpi

Shërohet e prekura e parë me COVID-19/ Kinezja 57 vjeçare mundi virusin dhe ndodhet në shtëpi

22:26, 21/03/2020
A+ Aa A-

Një nga të sëmurët e parë të njohur me koronavirus, ka arritur të kthehet në shtëpi pasi u shërua nga patogjeni vdekjeprurës.  

Tregtarja kineze e prodhimeve të detit, Wei Guixian, 57 vjeç, doli nga spitali në fillim të janarit pasi pagoi 70,000 juan (8,467 £) në faturat mjekësore, raporton Dailymail.  

Tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer në apartamentin e saj me dy dhoma gjumi, por vajza e saj, e cila rezultoi pozitive me COVID-19 në mes të janarit, mbetet akoma në një spital.  

Zonja Wei u sëmur për herë të parë në tregun Hua'nan në Wuhan më 10 dhjetor, por nuk I vuri rëndësi simptomave, duke e quajtur si një ftohjeje të zakonshme.  

Fillimisht ajo shkoi në një klinikë private pranë shtëpisë së saj, ku u mjekua me antibiotikë intravenoze, pasi mjekët besuan se vuante nga bronkiti.  

Por vetëm disa ditë më vonë ajo u pranua në repartin e sëmundjeve të frymëmarrjes në Spitalin Xiehe, kur filloi të humbte vetëdijen.  

Mjekët kryen një test serioz, përfshirë një tampon në fyt dhe endoskopi, por tregëtarja nuk mund të diagnostikohej zyrtarisht.  

Kaluan javë, derisa simptomat e zonjës Wei u lidhën me ato të rasteve të tjera në zonë, që ishin shitës të tjerë të tregut.  

Zonja Wei përfundimisht u fut në karantinë nga mjekët që po përdornin maska mbrjtëse.  

Duke folur për Wall Street Journal, zonja Wei tha se përkundër faturave të saj të mëdha mjekësore, ajo e konsideron veten me fat.  

Ajo shtoi: 'Disa njerëz shpenzuan kaq shumë para dhe akoma nuk mund të blinin jetën e tyre'.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco