'Vetem tre persona kanë vdekur nga koronavirusi', trondit mjeku italian: Ja mashtrimi me Covid-19...

'Vetem tre persona kanë vdekur nga koronavirusi', trondit mjeku italian: Ja mashtrimi me Covid-19...

20:06, 21/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku italian, nanopatolog nga Bolonja, Stefano Montanari ka tërhequr vëmendjen me prononcimin e tij lidhur me koronavirusin, të cilin e konsideron thjesht një grip që prek mushkëritë. Ndërsa gjithë situatën e cilëson si një mashtrim të madh dhe jo një sëmundje aq vdekjeprurëse sa propagandohet nga media dhe drejtuesit e shtetit.

Gjatë në një interviste publikuar në affaritaliani.it, dr. Montanari thotë se është një virus që shërohet vetë nga organizmi, në pjesën dërrmuese të rasteve, dhe nuk ka nevojë për masa ekstreme si ato që po vendosin qeveritë në botë.
Për të, në Itali fajin e kanë ata që qeverisin e që e kanë katandisur sistemin shëndetësor në një stad, që nuk ka kapacitet për të përballuar një virus që godet mushkëritë.

Sipas tij, koronavirusi po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do të bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do të thellohet varfëria.

Montanari deklaroi se kjo sëmundje ende nuk i dihet se ku e ka origjinën, sipas tij thuhet se vjen nga Kina dhe thuhet se është përhapur nga lakuriqi i natës. “Të vdesësh nga një sëmundje do të thotë se ajo sëmundje është shkaku i vdekjes. Për shembull një infarkt kardiak është shkak i vdekjes. Nëse ti hidhesh poshtë trenit, trauma është shkaku i vdekjes. Por, nëse ti ke të ftohtë dhe hidhesh poshtë trenit, i ftohti nuk është shkaku i vdekjes. Ne kemi 650.000 persona që vdesin fiziologjikisht në Itali. Nëse i kontrollon do të gjesh që më shumë se gjysma kanë koronavirus. Pra jemi para një gjëje tepër të pompuar”.

Sipas tij, të vdekurit nga koronavirusi në Itali janë vetëm 3, ndërsa të tjerët janë persona me patologji të mëparshme që kanë qenë të prekur nga koronavirusi.

Image

Ndërsa lidhur me vaksinën, ai thotë se nuk mund të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet. Sipas tij, është një mashtrim botëror dhe multimilioner, sepse duke u vaksinuar të gjithë do të ngrihet një biznes kolosal. Edhe masat e marra, sipas dr. Montanarit, janë një mënyrë për të detyruar njerëzit të vaksinohen. Lidhur me ngujimin e njerëzve, ai thotë se kjo do ta përkeqësojë shëndetin e njerëzve, pasi do të kenë mungesë vitamine D që e marrin nga dielli.

Për duhanpirësit, mjeku tha se kanë prirje të shfaqin simptoma më të shumta nëse preken nga virusi, në krahasim me joduhanpirësit.

Duke folur për imunitetin e masës, që është përmendur nga kryeministri britanik Boris Xhonson, tha se është një marrëzi, e shpikur nga industria farmaceutike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jahir gjinaj 23/03/2020 22:25

Asht shum evertet sepse te gjitha qeverit ebotes ekan vetum qe ta shtojn buxhetin spo kan qysh me shtu epo bajn panik me ket semundje te pasherueshme pse nuk pi qesin kta te farferit ne faqe ne gazeta qe tju ndimojm po iqesin kto gjëra qe nuk ja vlejn te ndermarrim masa ndaj tyne...

qytetar22/03/2020 10:16

Edhe mund të ketë një të vërtetë në konsideratat e "malësorit" (Montanarit) mjek i shquar italian, sa i takon abuzimet me industrinë farmaceutike, por nuk ka të dhëna se vdekshmëria nga epidemitë virusale, prek vetëm shtresën e varfër.por edhe të pasurit. Fakt kokëfortë për këtë , është se vdekshmëria më e lartë në Itali nga Covid-19, është Rajoni më i pasur i këtij vendi, Lombardia.. Dëgjova dje një mjek italian të thoshte se në numurin 793 të vdekjeve të deklaruara mbrenda një dite, një shifër kjo tragjike, ka mundësi të jetë përfshirë edhe numuri i vdekjeve "natyrale". Edhe kjo mund të jetë e vërtetë pasi në këtë situatë alarmante me shumë të panjohura, është shumë e vështirë që të përacaktohet numuri i vdekjeve, vetëm nga infektimi me këtë virus. Të tërheq gjithashtu vëmendjen edhe deklarata e këtij mjeku , se ndaj këtij virusi nuk mund të veprojnë edhe vaksinat ? Po mbi çfarë faktesh e mbështet zotëria këtë deklaratë, kur deri tani nuk kemi asnjë person të vaksinuar ? Mund ta pranojmë llogjikisht se deri tani numuri i vdekjeve nga kjo epidemi, i afrohet numurit të vdekjeve natyrale, e gjithashtu edhe faktit se ky "grip". më shumë se cilido tjetër, bllokon sistemin e frymëmarjes.. Por a mund të mbijetojë cilido organ i trupit të njeriut nëse nuk furnizohet me oksigjenin e shpërndarë nga gjaku ?. Ata njerëz që kanë një organizëm të shëndoshe e me asnjë organ të dëmtuar, edhe mund të përballojnë më gjatë mungesën e sasisë së domosdoshme të oksigjenit, por ama cilido që ka probleme onkollogjike apo infeksione e dëmtime në organet e tjera, mund të shkojë drejtë rrezikut të jetës. Këtu del mandej abuzimi me "vdekjen natyrale" ku përfshihen edhe njerëz me sëmundje të tjera, edhe vdekshmëria vetëm nga coronavirusi. Unë nuk jam ndonjë specialist i mjekësisë, por që funksionimi i organeve të qenieve të gjalla është i lidhur me cilindo organ, këtë ma vërteton eksperienca ime si një pacient i sëmundjes së diabetit, që si pasojë e dobësimit të imunitetit, me kalimin e viteve "gripet" virusale më fillojnë në vjeshtë e më lënë në fund të pranverës..

Shto koment

Denonco