Cilat ilaçe janë më premtuese në kurimin e koronavirusit?

Cilat ilaçe janë më premtuese në kurimin e koronavirusit?

21:39, 20/03/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht se po punohet me ritme të jashtëzakonshme, një vaksinë për koronavirusin do jetë e mundur të paktën brenda 12 muajsh. Po cilat ilaçe janë më premtuese në kurimin e virusit?

Nga James Gallagher, BBC

Mjekët po testojnë disa ilaçe aktuale anti-virale për të parë nëse funksionojnë kundër koronavirusit. Kjo përshpejton kërkimin pasi ato dihet se janë të sigurta për t’ua dhënë njerëzve.

Testimet po zhvillohen në spitalet e vendeve të prakura, por në shkurt, dr. Bruce Aylward nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha: “Tani është vetëm një ilaç që mendojmë se mund të ketë efikasitet dhe ai është remdesivir”.

Ai u prodhua si ilaç për Ebolan, por gjithashtu duket se mund të vrasë një shumëllojshmëri virusesh. Sidoqoftë ne jemi ende duke pritur rezultatet e testimeve.

Kishte shumë shpresë se disa ilaçe kundër HIV (lopinavir dhe ritonavir) mund të ishin efektive, por të dhënat e testimeve janë zhgënjyese.

Ato nuk e përmirësuan shërimin, nuk i ulën vdekjet dhe as nivelet e koronavirusit te pacientët me Covid-19.

Sidoqoftë, testimet janë kryer në pacientë në gjendje të rëndë (gati një e katërta e tyre vdiq) dhe mund të ketë qenë tepër vonë që ilaçet të funksiononin.

Po ashtu ka shumë interes për një ilaç të vjetër dhe të lirë kundër malarjes, i quajtur chloroquine. Testet laboratorike kanë treguar se ai mund të vrasë virusin, por edhe njëherë jemi në pritje të rezultateve kur u jepet pacientëve. Testimet po zhvillohen në SHBA dhe vende të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri20/03/2020 22:23

Ilaçet qe "funksionojne" jane :Hydroxychloroquine + azithromycine. Flm mirupafshim

Shto koment

Denonco