Shërohen 2 pacientët e parë me koronavirus në Shqipëri

Shërohen 2 pacientët e parë me koronavirus në Shqipëri

21:32, 20/03/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar mbrëmjen e sotme, se dy pacientë, kontaktet të pacientit 0 janë gati për të lënë spitalin, pasi kanë dalë negativë.

Gjithsesi Manastirliu bën thirrje për kujdes.

‘Lajm i mirë

Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv

Por JU LUTEM KUJDES

Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditë

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI?

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi 127’, shkruan Ogerta Manastirliu në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco