Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Studimi/ A është kjo shenja e parë që tregon se mund të jeni infektuar

Studimi/ A është kjo shenja e parë që tregon se mund të jeni infektuar

20:46, 20/03/2020
A+ Aa A-

Probleme me tretjen si diarreja mund të jenë shenja e parë e koronavirusit për shumë pacientë.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit.

Të dhënat janë publikuar në një studim të botuar në American Journal of Gastroenterology.

Thuajse gjysma e pacientëve me koronavirus, në spitalet e provincës kineze Hubei, ankoheshin si fillim për probleme me trertjen.

Kërkuesit kanë zbuluare se thuajse gjysma, 48.5% e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diharrea, të vjella, dhe dhimbje abdominale.

Një numër më i vogël i këtyre rasteve, 7%, raportuan edhe probleme respiratore, që është edhe një nga simptomat më të zakonshme të lidhura me virusin.

Studiuesit thanë se zbulimet  e reja kanë një rol të rëndësishëm pasi mund të ndihmojnë specialistët në zbulimin e virusit.

Me diagnozën e hershme, mjekët mund të lëvizin më shpejt për të karantinuar këta pacientë, duke ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

‘Mjekët duhet ta kuptojnë që simptomat e tretjes, të tilla si diarrea, mund të jenë një tipar dallues  i COVID-19,’ përfunduan studiuesit, duke shtuar se ata nuk duhet të ‘presin që të shfaqen simptomat e vështirësive në frymëmarrje për të vepruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco