Universiteti gjerman prodhon vaksinën: Në  vjeshtë e provojmë tek popullata

Universiteti gjerman prodhon vaksinën: Në vjeshtë e provojmë tek popullata

13:27, 20/03/2020
A+ Aa A-

Universiteti gjerman Tübingen deklaron se ka gati një vaksinë për trajtimin e koronavirusit dhe do të testohet në qershor, ndërsa në vjeshtë do të provohet tek popullata.

Në këtë studim kanë marrë pjesë instituti për mjekësi tropikale në qytetin e Tübingen dhe studentë të Universitetit.

Ndërkohë kryeministri bavarez në Gjermani ka ndërmarrë një masë ekstreme ku do të ndalojë për 2 javët e ardhshme nga mesnata e ditës së sotme qarkullimin.

Markus Söder deklaroi se për 2 javë do të ndalohej qarkullimi në Bavari dhe jeta sociale do të kyçej për 2 javët e ardhshme teksa Bavaria është shteti i parë brenda Gjermanisë të marrë këtë masë radikale ndërkohë që vendi numëron 44 viktima dhe 15 mijë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco