Mjeku sportiv: Mos bëni sport jashtë edhe nëse jeni vetëm

Mjeku sportiv: Mos bëni sport jashtë edhe nëse jeni vetëm

11:53, 20/03/2020
A+ Aa A-

Shumë njerëz mendojnë se në këto ditë të koronavirusit, mund të merren me sport jashtë, mjafton që të jenë vetëm dhe në distancë me të tjerët.

Por edhe në rast se dilni për vrap, kjo është një tjetër mënyrë për të infektuar.

Kështu tha për Corriere della Sera, mjeku sportiv Francesco Casasco, president i Federatës Europiane të Sportit.

Ai tha se ata që dalin për vrap, kanë një tendencë të ndalojnë nëpër stola, por edhe të bëjnë shtriqje, çka është e rrezikshme.

Pra mos bëni vrap jashtë, edhe nëse mendoni se nuk ka shumë lëvizje. Mjeku sugjeron që të bëhet stërvitje në ambientet e brendshme të shtëpisë.

“Vrapimi në rrugë është një devijim nga detyrat qytetare në këto kohë krize dhe një rrezik i shtuar,” thotë ai, duke mos lënë pa theksuar edhe një gjë: “Kur u bënë kaq sportivë italianët?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco