‘Shtrohen akoma dreka e darka, rrini në shtëpi’! Eksperti nga Wuhan habitet me masat ‘e dobëta’ në Itali

‘Shtrohen akoma dreka e darka, rrini në shtëpi’! Eksperti nga Wuhan habitet me masat ‘e dobëta’ në Itali

10:09, 20/03/2020
A+ Aa A-

Nëse jeni duke pyetur pse po vdesin gati 500 italianë në ditë përgjigjen e dha zëvendës Presidenti i Kryqit të Kyq kinez Sun Shuopeng. Administratori kryesor i situatës në Wuhan ka mbërritur në Lombardi dhe po asiston Presidentin e rajonit të Lombardisë Attilio Fontana në menaxhimin e situatës. “Ka shumë njerëz në qarkullim”, tha Shuopeng gjatë konferencës për shtyp.

“Pas një vlerësimi të parë në qytetin e Padovës, lëviza drejt Milanos.  Në zonën më të goditur, masat nuk janë aq të forta. Për fat të keq nuk janë marrë masat e duhura. Shumë njerëz janë në qarkullim, shumë njerëz përdorin shërbim publik, ndërsa shtrohen ende dreka e darka në hotele”, tha përfaqësuesi kinez.  Sipas tij, “në këtë situatë askush nuk duhet të jetë një vëzhgues. Cilido duhet të marrë pjesë në përballjen e pandemisë, duke marra masa strikte vetëdisiplinuese”.

Ai tregoi se vetëm pas një muaji karantine të plotë në Wuhan, situata arriti të vihen në kontroll.

Me viktimat e së enjtes, Italia tejkaloi numrin e personave të vdekur në Kinë, ndërsa edhe nga Spanja raportohen shifra të frikshme, me një të vdekur në çdo 15 minuta.

Eksperti kinez kërkoi gjatë konferencës për shtyp, “të mbyllen të gjitha aktivitetet ekonomike dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër të vendosur para vdekjes”. Ndaj, Presidenti i rajonit të Lombardisë i kërkoi qeverisë italiane të marrë masa edhe më të forta.

Mesazhet e solidaritetit në ballkonet e Italisë i kanë lënë vend heshtjes, e vetmja shoqëruese e karvanit të makinave të ushtrisë që përcjell qindra viktima në banesën e fundit, në pamundësi për t’u shoqëruar nga familjarët.

Në Shqipëri jemi tek mbi 60 të infektuar dhe dy të vdekur deri më tani. Shifrat nuk duken shqetësuese sa për të bindur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa jemi ende në fazën fillestare të përhapjes së pandemisë. Vatrat e infeksionit po përhapen në qytete dhe vetë kryeministri ka theksuar se Shqipëria nuk ka kapacitetet për të trajtuar me shërbim mjekësor flukse të mëdha të sëmurësh.

Prej të hënës së kësaj jave disa sipërmarrje kanë rifilluar aktivitetin. Puna në Call Center dhe fasoneri kanë ngjallur diskutime. Megjithë masat e ndërmarra, qarkullim i njerëzve dhe automjeteve ka vazhduar të jetë i lartë, aq sa masa e dytë e komunikuar nga kryeministri ishte ajo e reduktimit të orareve. Që prej dy ditësh tashmë, orët e reduktuara duket se janë një zgjidhje edhe më e dëmshme, pasi njerëzit dynden në banka, supermarket, madje edhe në rrugë për të shfrytëzuar orët e “lira”.

Shumë njerëz janë kundër vendimeve të vazhdueshme të kryeministrit. Ndoshta komunikimi i këtyre vendimeve nga një ekspert i fushës, pse jo edhe një përfaqësus kinez, do të mirëpritej më shumë, por ajo që po ndodh shumë afër nesh, nevojitet të perceptohet më mirë. Na pëlqen apo jo, zgjidhja e vetme që sygjerojnë ata që sapo dolën nga kjo luftë, është qëndrimi në shtëpi./BUSINESSMAG.AL

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Benard20/03/2020 10:38

Edi Rama Jo vetem eshte panikhapesi me I madh por eshte dhe kaos shkaktuesi me I madh ne Shqiperi. O "Da Vinci" i shqiperise leri profesionistet te te flasim dhe orientojne. Se bere nje Shqiperi te tere lemsh...njelloj si truri yt. Hiqe maçokun qe me ne bark dhe sillu si njeri serioz, si kryeminister qe je. Ju thafte dora atij qe ta ka perzier mallin kaq keq

Shto koment

Denonco