Avancojnë kërkimet shkencore/ Superkompjuteri identifikon përbërësit që ndalin koronavirusin

Avancojnë kërkimet shkencore/ Superkompjuteri identifikon përbërësit që ndalin koronavirusin

22:36, 19/03/2020
A+ Aa A-

Shpejtësia me të cilën po përhapet koronavirusi, do të thotë se duhet të nxitojmë në kërkimet, duke u kthyer në një sfidë të paprecedëntë për shkencëtarët.  

Për këtë arsye janë ndërtuar superkompjuterat më të shpejtë në botë.  

Superkompjuteri i IBM-së, Summit, ka bërë mijëra simulime për të analizuar se kush janë përbërësit e ilaçeve që mund të ndalojnë në mënyrë të efektshme virusin.  

Sipas superkompjuterit, ai ka identifikuar 77 prej tyre. Ky është një hap premtues drejt krijimit të vaksinës.  

Summit-it i është dhënë leja për prodhim në vitin 2014 nga Departamenti i Energjetikës në SHBA, me qëllim që të bëjë atë që po bën sot: të zgjidhë problemet e botës. Ai është 1 milion herë më i fuqishëm sesa laptopi më i shpejtë në qarkullim.  

Ky superkompjuter bëri simulime të mbi 8 000 përbërësve që mund të frenojnë koronavirusin në përhapjen e tij. Nga këto simulime, Summit ka identifikuar 77 përbërës dhe i ka renditur madje nga më i efektshmi tek ai më pak i efektshmi në luftën ndaj virusit të ri.  

Çfarë ndodh tani? Summit, sado i fuqishëm, nuk mund të bëjë më shumë se identifikimin e përbërësve. Tashmë, nevojiten studime eksperimentale që do të tregojnë se kush përbërës është më efikas.  

“Rezultatet tona nuk kanë gjetur kurën apo trajtimin e koronavirusit”, tha Jeremy Smith, drejtor i Universitetit të Tenesi, në SHBA.  

“Por, gjetjet tona mund të ndihmojnë studimet e mëtejshme, që janë të nevojshme për të krijuar vaksinën më efektive ndaj koronavirusit”, shtoi ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco