Një rast tjetër konfirmohet me koronavirus në Kosovë

Një rast tjetër konfirmohet me koronavirus në Kosovë

21:13, 19/03/2020
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të enjten është regjistruar edhe një rast me koronavirusin e ri në Kosovë.  

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 21 persona, raporton Rel.  

“Rasti pozitiv është me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer përmes një fluturimi nga Berlini më 11 mars”, thuhet në komunikatën e Institutit.  

Aty u bëhet thirje të gjithë qytetarët e ardhur me këtë aeroplan të kësaj date të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në Institutit të Shëndetësisë Publike.  

Më herët, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile.  

“Nga 13 persona që janë të shtruar, gjendja e tyre është stabile, me përjashtim të njërit prej pacientëve – më të moshuarit – që po asistohet me oksigjen terapi kohë pas kohe, por nuk është në gjendje të rëndë. Pacientët tjerë janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës dhe janë në gjendje stabile”, ka thënë Vitia.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco