'Nëse e lemë të përhapet, do vrasë miliona njerëz’/ Paralajmërimi i ashpër i Guterres

'Nëse e lemë të përhapet, do vrasë miliona njerëz’/ Paralajmërimi i ashpër i Guterres

19:05, 19/03/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për udhëheqësit botërorë, për të punuar së bashku për të frenuar përhapjen e koronavirusit.   

Në paralajmërimin e tij, Antonio Guterres thekson se: “Nëse lejojmë që virusi të përhapet si zjarr i egër, veçanërisht në rajonet më të rrezikuara të botës, ai do të vriste miliona njerëz. Solidariteti global nuk është vetëm një imperativ moral, por është në interesin e të gjithëve.”  

“Katastrofa shëndetësore e bën të qartë se ne jemi po aq të fortë sa sistemi shëndetësor më i dobët”, shtoi ai. Guterres gjithashtu u bëri thirrje qeverive dhe organeve ndërkombëtare që të mbështesin më mirë personat më të cenueshëm financiarisht, punëtorët me paga të ulëta dhe bizneset e vogla dhe të mesme.  

“Një recesion global, tani është “një siguri e afërt”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco