Profesori publikon 4 skenarët e Covid-19/ Shpresojmë të ndodhë i pari

Profesori publikon 4 skenarët e Covid-19/ Shpresojmë të ndodhë i pari

16:09, 19/03/2020
A+ Aa A-

Nga Edmond Panariti

Meqenëse pyetja që shtrojmë te gjithë në këto kohe kritike është: Kur dhe si do te dalim nga kjo virozë e rrezikshme ?

Atëherë po ndaj me ju se çfarë mendon për këtë, Prof. Ëilliam Haseltine, President i Açess Health dhe drejtues i takimit të nivelit të lartë Kino-Amerikan për COVID - 19 ne Ëuhan.

Ai parashtron 4 skenarë dalje nga ky infeksion.

1. Pandemia dhe kurba e infeksionit zbutet deri ne zhdukje me ndryshimin e motit.

2. Virusi na Infekton të gjithë dhe ngaqë nuk mbetet me për te infektuar, infeksioni bie (ky do të ishte skenari me i keq dhe me një përfundim të tmerrshëm për nga humbjet e jetëve njerëzore).

3. Vaksinimi i popullatës me vaksine anti covid, gjë qe për fat te keq duhet te presim afro edhe një vit.

4. Përdorimi i medikamenteve antivirale, anti covid - 19, për te parandaluar dhe mjekuar infeksionin, si për rastin e PrEP për virusin HIV.

Dalja e tyre për përdorim nga shërbimi shëndetësor pritet për çështje javësh.

Shpresoj shumë ne skenarin e parë, i cili do te na kursente shumë humbje, vuajtje dhe sakrifica dhe për këtë po i referohem je komenti nga Prof. Arnold Monto, Epidemiolog dhe specialist i shëndetit global ne Universitetin e Michiganit, njëkohësisht këshilltar i OBSH dhe Departamentit të Mbrojtjes nga Sëmundjet ngjitëse:

Ai thotë :

Njohim katër koronaviruse, te cilët infektojnë sistemin e frymëmarrjes..

Te katër këta, kane përhapje stinore.

Por nuk mund te themi me garanci se edhe COVID - 19 do të sillet si ta, sepse nuk e kemi studiuar.

Gjithsesi tu përmbahemi me rigorozitet masave karantinore dhe atyre te kujdesit higjienik personal, por edhe strategjisë zbulo - izolo, për te frenuar përhapjen.

Sepse kjo do te thotë te fitojmë kohe, e cila ne te katër skenarët mbetet aleatja jone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco