‘Nuk ka më kohë’, mesazhi prekës i infermierëve në Itali: Kemi nevojë për të gjithë

‘Nuk ka më kohë’, mesazhi prekës i infermierëve në Itali: Kemi nevojë për të gjithë

15:07, 19/03/2020

Urdhëri i infermierëve italianë me një video mesazh ka apeluar mbi situatën e vështirë që pandemia Covid -10 ka krijuar në sistemin shëndetësor në vend.

"Nuk ka më kohë për të frenuar infeksionin, kemi nevojë për të gjithë, dikush kontribuon në linjën e parë e të tjerë duke qëndruar në shtëpi. Nuk ka më shtretër për pacientët, shumë herë jemi të detyruar të mbrohemi me pajisjet mbrojtëse personale, pasi nuk ka të tjera, e në shumë raste ato që na vihen në dispozicion janë të papërshtatshme. Jemi në rrezik konstant e rrezikojmë infeksionin çdo ditë dhe me frikën se virusin po e sjellim në shtëpi.''

''Nuk ka më kohë për të qarë as pas ndërrimeve të turneve rraskapitëse. Shohim një vdekje pa dinjitetin për t'u nderuar e njerëz larg të dashurve të tyre. Jemi të paktë në numër e shkojmë në shtëpitë e pacientëve si ushtarë në front, pa mbrojtje e në një territor që nuk po përballon kërkesën e madhe për kurim. Jemiv vetëm e nëse nuk e ndalim këtë ortek do të paguajmë haraçin më të madh, dështimin e të gjithë sistemin e të gjithckaje që ja vlen të jetosh.''

''Kemi nevojë për spitale e staf. Menjëherë tani dhe jo nesër. Kemi nevojë për përsonel të kualifikuar e kemi nevojë për ju qytetarë. Mbylluni në shtëpi. Çdo dalje i hap dyert virusit. Nuk duhet ta lejojmë më. Nuk ka më kohë."

Puna e infermierëve italianë në këto orë dramatike është velrësuar dhe nga Michael Ryan Drejtor i Departamentit të emergjencës së organizatës Botërore të Shëndetit.

"Numri i pacientëve me koronavirus i shtruar në pavionet e terapisë intesive të cilët janë shëruar nga infermierët dhe mjekët italianë është një mrekulli. E jashtëzakonshem kurajo e forca e personelit shëndetësor italian", është shrpehur ai./Alba Kepi/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco