Konfirmohet shqiptari i parë i prekur nga Koronavirusi

Konfirmohet shqiptari i parë i prekur nga Koronavirusi

17:06, 08/03/2020
A+ Aa A-

Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari nga Kuçova i prekur nga koronavirusi banues në Codogna, 43 vjeç, Itali.

I shtruar në spital e të afërmit thonë se e ka kaluar virusin, por vazhdon të qëndrojë në spital.

Nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por thonë që ai tani është në gjendje të mirë shëndetesore.

Ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit të prekur. 

Italia është ndër vendet më të goditura nga Koronavirusi. Shteti apenin numëron deri tani 233 viktima, ndërsa shumë qytete janë futur në karantinë, ku qytetarët nuk lejohen të hynë apo tëp dalin. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco