'Shmangni shtrëngimin e duarve' - Zvicra ashpërson masat kundër koronavirusit

'Shmangni shtrëngimin e duarve' - Zvicra ashpërson masat kundër koronavirusit

14:52, 02/03/2020
A+ Aa A-

Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër  ka ngritur nivelin e masave në fushatën e saj kundër koronavirusit. Shkalla “e kuqe” e masave, e vendosur tani, sjell edhe tri rregulla të reja të sjelljes, me qëllim mbrojtjen nga virusi:

Shmangni shtrëngimin e duarve

Facoletat prej letre, pas përdorimit, duhet t`i hidhni në kosha të mbyllur të mbeturinave

Te mjeku ose në repartin e urgjencës në spitak, mund të shkoni vetëm pasi të jeni regjistruar në mënyrë telefonike.

Rregullat e mëparshme – larja e themeltë e duarve,  kollitja dhe teshtitja në shami ose mbrapa bërrylit   dhe qëndrimi në shtëpi kur jeni me ethe dhe kollë – vazhdojnë të zbatohen, transmeton albinfo.ch

Nëse mund të ndiqni masat e fushatës informuese BAG “Si të mbrohemi”, ju mund “të mbroni veten dhe të tjerët sa më shumë që të jetë e mundur nga infeksioni me koronavirusin”, thuhet në komunikatën e BAG.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco