Shkrimi i parë për koronavirusin: Sa të shqetësuar duhet të jemi?

Shkrimi i parë për koronavirusin: Sa të shqetësuar duhet të jemi?

11:48, 28/02/2020
A+ Aa A-

Në fillim të këtij viti, BBC publikoi një analizë që nuk ra shumë në sy. Ishte ndoshta analiza e parë në mediat perëndimore për koronavirusin e ri. Shkrimi u publikua më 10 janar dhe u botua edhe nga Syri.net. Ja çfarë shkruante BBC

Një virus misterioz- i panjohur më parë për shkencën- po shkakton një sëmundje të rëndë mushkërish në qytetin Wuhan të Kinës. Më shumë se 50 njerëz janë infektuar. Shtatë janë në gjendje kritike. Një virus i ri që del në skenë, duke i lënë pacientët me pneumoni, është gjithmonë shqetësues dhe zyrtarët e shëndetit në botë janë në nivel të lartë alarmi. Por a është ky një shpërthim që do zhduket apo këto janë shenja të diçkaje shumë më të rrezikshme?

Çfarë është ky virus?

Kampionët e virusit janë marrë nga pacientët dhe janë analizuar në laborator. Zyrtarët në Kinë dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thonë se është një koronavirus. Koronavirusët janë një familje e gjerë virusesh, por vetëm gjashtë prej tyre (shtatë me këtë të fundit), mendohet se infektojnë njerëzit. Koronavirusi SARS ka vrarë 774 njerëz nga 8 mijë të infektuar nga shpërthimi në Kinë. “Ka një kujtesë të fortë nga SARS, nga këtu buron edhe frika, por ne jemi shumë më të përgatitur për t’u përballur me të tilla sëmundje,” thotë Josie Golding nga Trusti i Mirëbesimit.

A është serioz?

Koronavirusët mund të shkaktojnë simptoma që variojnë nga e ftohura e lehtë deri tek vdekja. Ky virus i ri është diku në mes.

Nga vjen?

Viruset e reja pikasen gjatë gjithë kohës. Ato kalojnë nga një specie- ku nuk dallohen- te njerëzit. SARS kaloi nga macet kivet tek njerëzit. Edhe MERS, që vrau 858 persona në vitin 2012, u përcoll nga gamiljet te njeriu.

Pse Kina?

Për shkak të madhësisë dhe dendësisë së popullsisë, por edhe për shkak të kontaktit të ngushtë me kafshët që kanë virusin.

A përhapet me lehtësi?

Ndoshta fakti i vetëm që na jep siguri në këtë shpërthim vjen për shkak se virusi duket se nuk përhapet nga njeriu te njeriu. Ky është shqetësimi i madh me viruset e reja që infektojnë mushkëritë, për shkak se kolla dhe teshtima janë shumë ngjitëse. Megjithatë, disa ekspertë thonë se është akoma herët që të thuhet nëse do transmetohet nga njeriu te njeriu.

Sa shpejt po përhapet?

Deri më tani, jo shumë. Të gjithë 59 pacientët i kanë filluar simptomat nga 12 dhjetori deri më 29 dhjetor 2019. Dhe nuk janë raportuar raste të tjera. Kina po e merr seriozisht këtë çështje. Sidoqoftë, shqetësim mbetet se virusi mund të përhapet nga miliona njerëz që udhëtojnë për Vitin e Ri Kinës në fund të këtij muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco