VIDEO/ Shiko si shpërndahet koronavirusi dhe mëso si lahen duart mirë! Virusi në duart e Dr. Adele McCormick, nga Universiteti i Westminister

VIDEO/ Shiko si shpërndahet koronavirusi dhe mëso si lahen duart mirë!

11:23, 28/02/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi është konstatuar tashmë në 30 shtete. Virusi mund të përhapet nga njeriu tek njeriu dhe ekspertët rekomandojnë hapa të thjeshtë për të shmangësh infeksionin. Dr. Adele McCormick nga Universiteti i Westminister ka demonstruar me video sesi virusi përhapet dhe cila është metoda më e mirë për ta shmangur prekjen nga virusi.

'Mikrobet janë të pranishme rreth e rrotull mishit të thonjve dhe mbi kurrizin e dorës sime": Gjithçka nga doktoresha po tregohet nëpërmjet përdorimit të dritës ultraviolet. Kështu, pra, si mund ta parandaloni përhapjen apo prekjen nga virusi?

Dr. Adele McCormick thotë: 'Shmangni prekjen e fytyrës, gojës hundës dhe syve tuaj, që janë rrugë e mundshme e hyrjes së virusit dhe shkaktimit të infeksionit. Nëse ju kolliteni apo tështini dhe ju nuk vini dorën para gojës e prekni sipërfaqe, virusi mund të mbijetojë për disa orë jashtë trupit. Kështu që është e rëndësishme që të lani mirë duart për të ndaluar transmetimin e infeksionit nga njeriu tek njeriu'.

Kujton se di t’i lash duart?! Mendoje edhe njëherë! “Merr sapunin. Mbuloji me shkumë. Laj kurrizin e dorës. Fërko midis gishtave. Në fund, gishtat. Majat e gishtave. Pastaj, pëllëmbët e duarve. Kyçin e duarve dhe të gjtihë dorën, përsëri. Shpëlaje sapunin me ujë. Mbylleni rubinetin duke e prekur me letrën që fshitë duart, për të ndaluar transmetimin e virusit dhe hidhe letrën në kosh. Tani, që të mund ta shihni, po i kaloj duart përmes dritës ultraviolet dhe siç e vëreni, nuk ka asnjë shenjë mikrobi në duart e mia."

Dhe, në fund, kupto se cila është mënyra e gabuar për të larë duart, duke i rënë shkurt dhe duke mos e hedhur letrën në kosh. Mikrobet nën dritën ultraviolet janë po aty rreth zonës së thonjve dhe mbi kurrizin e dorës. Ja çfarë ndodh pra, kur nuk i lani duart mirë./ar.sh/SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco