Koronavirusi: Si po ecin gjërat me vaksinën?

Koronavirusi: Si po ecin gjërat me vaksinën?

09:54, 28/02/2020
A+ Aa A-

Rastet me koronavirus po shtohen në mbarë botën. Fokusi tashmë është zhvendosur te gjetja e një vaksine. BBC u përgjigjet disa pyetjeve kryesore për këtë çështje.

Si funksionon vaksina?

Vaksinat janë si mësuesit- nxënësit e tyre janë sistemi imunitar. Leksionet janë mënyra se si luftohet infeksioni. Vaksinat i tregojnë sistemit imunitar viruse ose baktere (ose pjesë të vogla të tyre) të dobësuara. Sistemi mbrojtës i trupit i njeh si ‘pushtues’ dhe mëson se si t’i luftojë.

Çfarë progresi është bërë?

Shkencëtarët kanë zbuluar vaksina dhe po i testojnë te kafshët.

Kur do jetë në treg një vaksinë?

Realisht duhet thënë se nga fundi ose nga fillimi i vitit që vjen. Nëse vaksinat po testohen te kafshët, më vonë do nisë testimi te njerëzit. Edhe nëse shkencëtarët festojnë prodhimin e vaksinës deri në fund të vitit, nuk dihet se kur do nisë prodhimi në masë. Kujtoni që katër koronavirusë qarkullojnë tashmë te njerëzit. Ato shkaktojnë ftohje dhe ne nuk kemi vaksina për ta.

A do i mbrojë të gjithë moshat?

Do të ketë më pak sukses te moshat e vjetra. Kjo jo për shkak të vaksinës, por për shkak të sistemit imunitar më të dobët të tyre. Kjo shihet çdo vit te shpërthimet e gripit.

A do ketë efekte anësore?

Të gjitha mjekimet, edhe paracetamoli, kanë efekte anësore. Por pa testimet klinike nuk mund të dihet se çfarë efektesh anësore do të ketë.

Derisa të bëhet vaksina, çfarë trajtimesh tjera janë në gjendje?

Vaksinat parandalojnë infeksionet dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë për momentin është higjiena e mirë. Nëse do infektoheni, për shumicën e njerëzve do jetë infeksion i butë. Ka disa ilaçe anti-virale që përdoren, por nuk mund të themi me siguri nëse funksionojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco