Si ta shpjegojmë ri-infektimin nga koronavirusi

Si ta shpjegojmë ri-infektimin nga koronavirusi

19:57, 27/02/2020
A+ Aa A-

Një shkrim i revistës së njohur, The Atlantic, përkthyer nga Syri.net paralajmëron se koronavirusi mund të bëhet një sëmundje e zakonshme. Ndërkohë të enjten u mësua se disa persona të shëruar nga koronavirusi janë infektuar sërish. Çfarë nënkupton kjo gjë?

https://www.syri.net/shendet/319148/ka-shume-te-ngjare-qe-edhe-ti-te-semuresh-nga-koronavirusi/

Nga Philipa Roxby, BBC

Ka shumë gjëra që shkencëtarët nuk i dinë për këtë virus- dhe këtu përfshihet edhe mundësia që i infekton njerëzit më shumë se një herë.

Raportimet nga Kina dhe Japonia sugjerojnë se një numër i vogël njerëzish që janë shëruar nga virusi u testuan sërish pozitivë brenda pak javësh.

Por mund të ketë disa arsye se përse ka ndodhur kjo.

Së pari, virusi mund të mos ketë ikur plotësisht përpara se ata të jenë liruar nga spitali dhe të jenë lejuar për të shkuar në shtëpi. Kjo ka bërë që ata të përkeqësohen sërish.

E dyta, edhe pse testimet jaën përdorur për të përcaktuar nëse virusi është i pranishëm, ato nuk janë gjithmonë të sakta dhe mund të mos jenë të ndjeshme mjaftueshme sa të pikasin virusin e fjetur apo simptomat e nivelit të ulët.

Tamponët analë, që janë përdorur, nuk janë plotësisht të besueshëm në marrjen e virusit.

Fakti është se më shumë informacione janë të nevojshme për këto raste specifike, përpara se shkencëtarët të arrijnë në ndonjë përfundim nëse virusi jep imunitet në të ardhmen.

Nëse ri-infektimi është i mundur, disa ekspertë thonë se virusi mund të veprojë si gripi ose ftohja e zakonshme dhe të infektojë njerëzit mbi baza sezonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco