Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Nëse përdorni shumë dezinfektant duarsh, shtoni rrezikun e koronavirusit

Nëse përdorni shumë dezinfektant duarsh, shtoni rrezikun e koronavirusit

19:42, 27/02/2020
A+ Aa A-

Shumë shqiptarë kanë nxituar që të blejnë sa më shumë dezinfektant duarsh për shkak të frikës nga koronavirusi. Larja e duarve me sapun është gjëja e parë që këshillohet nga mjekët.

Megjithatë, përdorimi i shpeshtë i dezinfektantit mund të shtojë shanset që të prekeni nga virusi, shkruan gazeta britanike Mirror.

Një ekspert tha se përdorimi i dezinfektantëve me bazë alkooli mund të largojë florën bakteriale normale, e cila e mbron lëkurën nga patogjenët. “Sigurisht që duhen larë duart dhe duhet përdorur dezinfektanti. Por përdorimi i tepërt nuk bën mirë”.

Të tillë dezinfektantë përmbajnë nga 60 deri në 95 përqind alkool. Megjithatë, alkooli ia heq lëkurës vajin dhe ujin. Si rezultat, lëkura mbetet e thatë. Kjo shton rrezikun që viruset të hyjnë në lëkurë përmes çarjeve në lëkurë.

Prandaj është e rëndësishme që të lani duart me një sasi të moderuar sapuni për 30 sekonda, sesa t’i lani shpesh dhe të përdorni dezinfektant. Pasi të lani duart, rëndësi ka që të siguroheni që të jenë tharë siç duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco