VIDEO/ Pamjet e qendrës ku do të ngrihen karantinat e koronavirusit

VIDEO/ Pamjet e qendrës ku do të ngrihen karantinat e koronavirusit

13:10, 27/02/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka zbuluar sot dy vendet ku do ngrihen karantinat për të prekurit me koronavirus, që do të identifikohen në Shqipëri.

Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, që do të përdoret për personat që vijnë nga vendet ku ka rënë sëmundja dhe vendi tjetër do të jetë spitali i Sanatoriumit.

Sipas Ramës, janë disa dhoma në Sanatorium që do të përdoren si karantinë, për personat e sëmurë.

SYRI TV ka shkuar tek ambientet e Shtëpisë së Pushimit në Durrës dhe ka filmuar ambientet ku do të jetë karantina.

Siç mësohet, gazetari i SYRI TV nuk është lejuar të futet në ambientet e brendshme të godinave, pasi po përgatiten për të pritur persona të prekur, nëse do të ketë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco