Pacientët e shëruar nga koronavirusi rezultojnë sërish të sëmurë

Pacientët e shëruar nga koronavirusi rezultojnë sërish të sëmurë

11:25, 27/02/2020
A+ Aa A-

Nga Celia Hatton, BBC

Zyrtarët kinezë të shëndetit thonë se rreth 14 përqind e njerëzve që kishin koronavirus, por që u shëruan dhe dolën nga spitali, kanë rezultuar sërish pozitivë për virusin.

Zyrtarët e shëndetësisë e pranojnë se ata janë akoma duke mësuar për koronavirusin e ri dhe se si funksionon ai brenda trupit të njeriut.

I njëjti fenomen është raportuar edhe në Japoni, ku një grua në të 40-at, që ishte shëruar dhe kishte testuar negative për virusin, tre javë më vonë u testua pozitive.

Autoritetet në të dy vendet janë zotuar që të vazhdojnë gjurmimin e pacientëve të mëparshëm, edhe pse janë larguar nga spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco