Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Mjekët: 'Rruani mjekrrat për tu mbrojtur nga koronavirusi', ja cilat modele janë të pranueshme

Mjekët: 'Rruani mjekrrat për tu mbrojtur nga koronavirusi', ja cilat modele janë të pranueshme

11:07, 27/02/2020
A+ Aa A-

Mjekët këshillojnë stafin të heqë mjekrrat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ato i bëjnë maskat e fytyrës jo efektive.

Stafi i spitalit Southampton General Hospital morën një email, ku bashkëngjitur ishte një grafik i modeleve të mjekrrave të pranueshme dhe atyre që duheshin rruar menjëherë.

36 stile të ndryshme u listuan në grafikun e vizatuar nga drejtori Derek Sandeman. Mustaqet e stilit ‘Hitler’ apo ‘Zappa’ u cilësuan si të pranueshme, ndërsa modele të tjera më të plota jo.

Kjo pasi modele më ‘të moderuara’ futen brenda maskës, ndërsa një mjekërr e plotë e vështirëson mbajtjen e maskës.

Sipas The Sun, emaili thotë: “Prania e mjekrrës bie ndesh me aftësinë e maskës për të mbrojtur individin. I kërkoj personave që nuk kanë një aryse të fortë kulturore apo fetare për të mbajtur një mjekërr, ta rruajnë atë. E kuptoj që kjo është një kërkesë e vësjtirë, por është gjëja e duhur në këto momente.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco