Shkon në 12 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Shkon në 12 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

12:33, 26/02/2020
A+ Aa A-

Është shënuar viktima e 12 në nga koronavirusi në Itali.

Bëhet fjalë për një burrë, 70 vjeç nga zona e Emilia Romagna.

Mediat italiane raportojnë se burri ka patur probleme të tjera shëndetësorë, ndërsa kjo është vdekja e parë në zonën e Emilia Romagna-s duke zgjeruar kështu hartën koronavirusit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se deri më tani numri i të prekurve të konfirmuar ka shkuar në 374.

Ndërkohë, është konfirmuar rastin e parë me koronavirus në Greqi.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një grua 38 vjeçare nga Selaniku që kishte udhëtuar sëfundmi në Itali.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gruaja është në gjendje të qendrueshme shëndetësore, ndërsa të afërmit e saj janë futur në karantinë për të mbikëqyrur ecurinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco