FOTO/ Kontrolli për të infektuarit në portin e Durrësit, 400 - 900 pasagjerë vijnë çdo ditë

FOTO/ Kontrolli për të infektuarit në portin e Durrësit, 400 - 900 pasagjerë vijnë çdo ditë

11:10, 26/02/2020
A+ Aa A-

"Kujdes i shtuar shëndetësor në Terminalin e Trageteve në Portin e Durrësit", njoftoi Ministria e Transportit sot.  Instituti i Shëndetit Publik dhe APD kanë bashkërenduar masat për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.

Sipas kësaj ministrie, në Terminalin e Trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, si dhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik."

Megjithatë, mediat në vend, që kanë dërguar gazetarët në port dhe në pikat kufitare treguan se shumë qytetarë nuk ishin kontrolluar për temperaturën, pasi numri i tyre ishte shumë i madh dhe i papërballueshëm dhe neglizhenca dhe mungesa e një kontrolli rigoroz është më e dukshme në pikat kufitare tokësore. 

Statistikat e hyrjes së pasagjerëve për 3 ditët e fundit në portin e Durrësit janë:

Datë, 23.02.2020
3 tragete( 2 Bari- Durrës + 1 Ankona- Durrës);
945 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë.

Datë, 24.02.2020
2 tragete(Bari- Durrës)
446 pasagjerë, në hyrje.

Dt. 25.02.2020
2 tragete(Bari- Durrës)
452 pasagjerë, në hyrje

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco