‘Pacienti 1’ me koronavirus/ Zbulohet 'gabimi' në spitalin italian

‘Pacienti 1’ me koronavirus/ Zbulohet 'gabimi' në spitalin italian

10:28, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë, kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se një spital në Itali nuk zbatoi procedurat siç duhet, duke lejuar përhapjen e koronavirusit. Në fakt, Italia tashmë është bërë vatra prej nga po përhapet sëmundja në Europë.

Sipas gazetës Corriere della Sera, gabimi është shënuar në spitalin e qytetit Codogno.

Mattia, i njohur edhe si ‘Pacienti 1’, ka hyrë në dhomën e urgjencës për herë të dytë në orën 3:12 të 19 shkurtit.

Plot 36 orë ka kaluar ai jashtë derisa u kthye sërish në dhomën e urgjencës. Testimet për të u bënë në orën 4 të pasdites më 20 shkurt. 38-vjeçarin e vizituan të afërmit dhe miqtë. Ata morën kontakt me të. Sigurisht edhe mjekët dhe infermierët, por edhe pacientë të tjerë.

Arsyeja se përse nuk iu nënshtrua testimit? Sepse nuk ishte kthyer nga Kina. Por udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se çdo rast i dyshuar duhej trajtuar me përparësi. Pneumonia te një 38-vjeçar, i cili njihet si maratonomak dhe futbollist, duhej të ishte një rast për dyshim.

Në orën 21:00 të 20 shkurtit vjen konfirmimi. Ai ishte me koronavirus. Situata në spital bëhet jo vetëm e komplikuar, por edhe kaotike.

‘Pacienti 1’ futet në reanimacion, por infekton edhe dy anestezistët, që sipas protokollit duhej të ishin të mbrojtur. Mjekët dhe infermierët e turnit kthehen në shtëpi me bindjen se duhet të nisin vetizolimin. Por jo, ata thirren sërish në punë.

Gjatë ditës vendoset se kush duhet të izolohet. Atëherë ishte tepër vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco