Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Birra ju zgjat jetën/ Ja deri në ç'moshë mund të jetoni

Birra ju zgjat jetën/ Ja deri në ç'moshë mund të jetoni

21:12, 25/02/2020
A+ Aa A-

Shpesh shumë përfundime studimesh na mahnisin me rezultatin. A mund ta kishim menduar se konsumi i përditshëm i birrës rrit jetëgjatësinë dhe mund të bëhemi deri në 90 vjet?

Studimi, i realizuar në Universitetin Maastricht në Holandë, zbuloi se burrat që pinë birrë çdo ditë kanë 81 përqind më shumë mundësi të hyjnë në një dekadë të dhjetë në jetën e tyre sesa ata që nuk e kosumojnë.

Ka edhe një lajm të mirë për zonjat.

Gratë që pijnë alkool po ashtu jetojnë më gjatë se ato që nuk e konsumojnë.

Ndaj sipas këtij studimi ju mund të pini me qetësi një shishe birrë në ditë ose dy shotsa të vogla Wiski pa u shqetësuar se mund t’ju dëmtojnë.

Studiuesi kryesor Prof. Dr. Piet van den Brandt dhe ekipi i tij gjerman ndoqën 5,500 njerëz gjatë 20 viteve dhe arritën në këtë përfundim:

Analizat tona tregojnë një lidhje të konsiderueshme pozitive midis alkoolit dhe jetëgjatësisë tek burrat dhe gratë. Teoria jonë, ose të paktën një prej tyre, është se pirja me maturi është në të vërtetë e mirë për zemrën tuaj, por sasia e tepruar pastaj bëhet toksike."
Kjo do të thotë se heqja dorë përfundimisht prej alkoolit nuk është zgjidhje e mirë nëse doni të shijoni një jetë të gjatë.

Studiuesi vijoi:

Rezultatet nuk duhet të përdoren si motiv për të filluar pirjen. Sigurisht, ky është vetëm një studim. Ka edhe studime të tjera që informojnë që edhe një pije alkoolike çdo javë mund të rrisë shanset për të pasur kancer”. /JOQ Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco