Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Çudia në Vietnam, të gjithë vietnamezët e prekur nga koronavisuri janë shëruar!

Çudia në Vietnam, të gjithë vietnamezët e prekur nga koronavisuri janë shëruar!

15:29, 25/02/2020
A+ Aa A-

Edhe pse koronavirusi po ngjall panik nëpër botë e deri tani ka marrë 2600 jetë njerëzish, duke u përhapur frikshëm sidomos mes vendeve më pranë Kinës, në Vietnam jo vetëm nuk ka asnjë viktimë prej tij, por të gjithë personat e prekur janë shëruar!

Covid 19 nuk kishte infektuar veçse 16 vetë në Vietnam, e  të gjithë ata e kanë marrë veten më së miri nga sëmundja.

Pacienti i fundit që doli nga spitali, një burrë 50 vjeç, ishte infektuar nga e bija, e cila ishte kthyer pikërisht nga qyteti i Kinës që është shndërruar në epiqendrën e sëmundjes, nga Vuhani, aty ku është dhe numri më i madh i viktimave.

Ministria vietnameze e shëndetësisë deklaroi se 50 vjeçari tashmë është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Mes të prekurve në Vietnam është dhe një foshnje tre muajshe, por edhe ajo po e merr veten shpejt.

Rastin e parë të virusit, ky vend e raportoi në 23 janar, megjithatë atje përhapja nuk ka qenë shumë e madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco