Koronavirusi/ Kosova nuk planifikon karantinë, por gjërat mund të ndryshojnë

Koronavirusi/ Kosova nuk planifikon karantinë, por gjërat mund të ndryshojnë

11:23, 25/02/2020 Nga B.T
A+ Aa A-

Derisa koronavirusi ka kapluar një pjesë të vogël të botës, po përhapet dhe ajo po i afrohet  edhe rajonit tonë, frika nga ky virus ka kapluar edhe qytetarët e vendit tonë. 

E të dyshuar me koronavirus ishin duke u trajtuar katër persona në Kosovë dhe  pasi kryerjes së hospitalizimit testimet dolën negative. 

Institucionet shëndetësore, thonë se deri tash në vendin tonë nuk ka koronavirus dhe se janë të gatshëm të përballen me parandalimin, menaxhimin dhe ragimin ndaj tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, tha për "Syri.net", për momentin në Kosovë nuk ka raste me coronavirus dhe tash për tash, po punohet në baza ditore për komunikimin e rrezikut dhe informimin e popullatës, megjithëse vërehet, se në mungesë informacioni, ka edhe individë të ndryshëm që ndonjëherë, ndoshta pa qëllim, shkaktojnë konfuzion e panikë me gjysëminformata rreth trajtimit të kësaj çështje në Kosovë.

"Jane testuar 4 raste të dyshimta deri sot, asnjëri nuk ka rezultuar të jetë me korona virus", tha zëdhënësi i MSH-së për "Syri.net". 

Ai tregoi se Kosova ka miratuar javën që shkoi Planin e Gatishmërisë dhe të Reagimit ndaj Korona Virusit Covid-19.

"Sigurisht, asnjë plan gatishmërie nuk mund të zbatohet pa mbështetje financiare të aktiviteteve, shumica prej të cilave janë pjesë e punës që bëjnë rregullisht ministria, IKSSHKP, SHSKUK, spitalet e përgjithshme dhe kujdesi primar shëndetesor", tha Hoti.

Zëdhënësi i MSH-së, shtoi se të prekurit e parë, kur që do të ketë nevojë do ta trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK, ku ka një repart të veçantë.
Ai repart do të shërbejë nëse ka raste si karantinë spitalore, derisa karantinë jashte spitalore për njerëz që kanë nevoje t'u monitorohet gjendja, do të ngritet sipas nevojës nëse duhet në lokacione që tash janë shenjëstruar nga Komiteti për Sëmundje Ngjitëse.
 
"Tash për tash nuk ka raste e as nevojë për karantinë, por plani mund të ndryshojë sipas nevojës.

Sipas tij Policia e Kosovës pyet secilin udhëtar se prej cilit shtet vjen dhe nëse vjen nga vendi që ka pasur korona virus, ai i nënshtrohet kontrollit të ekipit mjekësor që është në aeroport. Edhe nëse nuk është prej shteteve që kanë raste, por manifestojnë shenja të ngjashme me virusin, i nënshtrohen kontrollit të ekipit mjekësor në aerport. 

Në pikat tokësore gjithashtu, nëse ka persona të dyshmitë, thirret ekipi i mjekësisë familjare i komunës më të afërt dhe bëhet kontroli. Deri tash dhjetra raste të tilla janë proceduar e kontrolluar, por për fat kanë qenë pa virus.

Gjithashtu, personave që vijnë nga shtetet ku ka virus, ju jepet një listë kontrolli ku evidentohen të dhënat e tyre, numri i telefonit dhe ata vizitohen edhe në shtëpi nga ekipet mjekësore. 

Ai tregoi edhe detajet e planit, ku brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin, monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin, organizimin institucional, hulumtimin dhe reagimin, si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut.

Sipas tij plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër.

Ai shtoi se masat e ndërmarra deri më tani janë koordinuar me Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe kanë marrë paraasysh dhe udhëzuesit e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC) dhe deri tash janë duke u zhvilluar sipas Planit të gatishmërisë.

Zëdhënësi i MSH-së, tha se ky plan gjithashtu detajon edhe mënyrat e menaxhimit klinik të rasteve, masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, kapacitetet laboratorike dhe ato të trajtimit. ndërlidhjen midis niveleve të kujdesit shëndetësor me agjensionet dhe institucionet e tjera jashtë sektorit shëndetësor dhe shumë masa të tjera, të cilat mund të modifikohen varësisht prej zhvillimit të situatës në vend dhe në nivelil global lidhur me Covid-19.

Komiteti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do t'i kërkojë Qeverisë edhe ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e kapaciteteve (të identifikuara tashmë) për aplikimin e masave spcifike si karantina në rast nevoje.

Në procesin e zbatimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit janë të përfshirë:  Ministria e Shëndetësisë (MSh), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Qendra Klinike Universitare – Klinika Infektive dhe Qendra Emergjente (QKUK/KI, QE), Spitalet rajonale, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AUV), Forca e Sigurisë së Kosovës – Ministria e Mbrojtes (FSK, MM),  Policia e Kosovës (PK),  Inspektoriati Shëndetësor dhe ai Sanitar, Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendrat sentinel për rastet me grip (ILI), ARI dhe SARI dhe Coronavirusin e ri COVID-19.

Gjithashtu, varësisht nga burimi dhe rruga e përhapjes së infeksionit, në proces përfshihen edhe institucione tjera: Shërbimet veterinere komunale, Institucionet dhe organizmat të identifikuar nga Qeveria, Partnerët tjerë relevantë.

Komitetit për Sëmundje ngjitëse, bën të ditur se për momentin në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, dhe tash për tash, po punohet në baza ditore për komunikimin e rrezikut dhe informimin e popullatës, megjithëse vërehet, se në mungesë informacioni, ka edhe individë të ndryshëm që ndonjëherë, ndoshta pa qëllim, shkaktojnë konfuzion e panikë me gjysëminformata rreth trajtimit të kësaj çështje në Kosovë.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tregojnë për "Syri.net", se në Kosovë nuk ka koronavirus.  Ky institucion deri tash ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për katër pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të SHSKUK-së.

Pacientët janë vizituar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, janë marrë mostra për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 tek pacientët me metodën rRT-PCR dhe testi ka rezultuar negativ domethënë pacienti nuk është të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco