Kë prek më shumë koronavirusi, të moshuarit, femijët, gratë e burrat….shifrat

Kë prek më shumë koronavirusi, të moshuarit, femijët, gratë e burrat….shifrat

14:05, 24/02/2020
A+ Aa A-

Bazuar në të gjitha dhënat e deritanishme janë konfirmuar gjithsej 72,314 raste të dyshuara me COVID-19 në Kinë  shkruan Revista Kineze e Epidemiologjisë.

Sipas të dhënave sa më të moshuar të jenë njerezit aq më shumë rritet rreziku i vdekjes nga koronavirusi shkruan ëorldometers.

1.Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 sipas moshës:

Image

Ky probabilitet ndryshon në varësi të grupmoshave. Përqindja e treguar më poshtë NUK paraqet në asnjë mënyrë numrin e vdekjeve sipas grupmoshave deri më tani . Përkundrazi, tregon rrezikun e vdekjeve për një person në një grupmoshë të caktuar, nëse infektohet me COVID-19.

Në përgjithësi, rastet më të pakta janë parë tek fëmijët ndërsa më të rrezikuarit sipas tabelës janë të moshuarit.

2.Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 sipas gjinisë:

Image

Ky probabilitet ndryshon në varësi të gjinisë. Kur shikoni këto të dhëna duhet të merrni parasysh se pirja e duhanit në Kinë është shumë më e përhapur tek meshkujt. Pirja e duhanit  është faktori kryesor që rrit rreziqet e komplikimeve të frymëmarrjes.

3.Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 nësë të infektuarit kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme

Image

Ky probabilitet ndryshon në varësi të gjendjes së mëparshme.

Përqindja e treguar më poshtë NUK paraqet në asnjë mënyrë rastet e vdekjeve nga gjendja e mëparshme. Përkundrazi,  tregon rrezikun e vdekjes nëse infektohet nga COVID-19 një person i cili më pëpara ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme.

Sipas tabelës personat që kanë vuajtur nga probleme kardiovaskulare janë më të rrezikuarit. Duke u ndjekur nga persona që kanë vuajtur nga diabeti, probleme të frymëmarrjes, tensioni i lartë dhe nga kanceri.

Personat të cilët nuk kanë vuajtur nga sëmundje më përpara rrezikohen më pak se të tjerët me 0.9%./abcneës.al

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco