Pipero:J o panik, rrezik më i madh është gripi stinor se koronavirusi

Pipero:J o panik, rrezik më i madh është gripi stinor se koronavirusi

12:32, 24/02/2020
A+ Aa A-

Mjeku Pëllumb Pipero, nga reparti i Infektivit në QSUT, shprehet se nuk duhet të ketë panik te qytetarët për koronavirusin, pasi ai është aleat me virusin në këtë situatë.

Sipas mjekut, koronavirusi shfaqet më rëndë te të moshuarit dhe tek ata me sëmundje kronike.

'Paniku është aleat me virusin, nuk ka arsye për panik.

Është domosdoshmëri të kemi sa më shumë njohuri dhe të marrim masat e nevojshme, në përputhje edhe me përballimet e OBSH.

Fakti që depërtoi kufijtë e Italisë, sado të sofistikuara të jenë masat, virusi mund të hyjë.

E para, kemi shumë pak njohuri për të, e dyta, transformimi nga njeriu te njeriu është në fazën e inkubacionit. Koronavirusi shfaqet më rëndë te të moshuarit dhe tek ata me sëmundje kronike.

Imuniteti i organizmit të njeriut ka të bëjë shumë. Këto i quajmë sëmundje të vetëshërueshme”, u shpreh mjeku në studion e A2.

Më tej, Pipero theksoi se rrezikshmëria është më e lartë nga gripi stinor se sa nga koronavirusi.

'Kambanat për koronavirusin bien sepse është virus i ri dhe ka shumë të panjohura, por vdekshmërinë e ka më të ulët se 2 përqind.

Duke iu referuar shifrave, në të njëjtën periudhë, janë prekur më shumë persona nga gripi i zakonshëm. Rrezik më i madh për qytetarët është gripi stinor se koronavirusi', u shpreh mjeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri 24/02/2020 13:15

Shko mor pall k. Futi i tas tsqebap. Ne itali po fshehin rastet se spo din me menaxhu situaten por te thush ket qe thu ti eshte kriminale. Nuk dihen akoma mire simpotamat.

Shto koment

Denonco