Koronavirusi/ Shkon në 5 numri i të vdekurve në Itali

Koronavirusi/ Shkon në 5 numri i të vdekurve në Itali

12:22, 24/02/2020
A+ Aa A-

Në Itali është shënuar viktima e pestë e koronavirusit.

Sipas shefit të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, viktima është një 88-vjeçar nga Caselle Landi.

Për momentin nuk dihet nëse personi vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Burimet zyrtare flasin për 220 të infektuar deri më tani në zonën e Lombardisë, Venetos dhe Milanos.

Në Piemonte dhe Liguria janë mbyllur të gjitha shkollat, ndërsa në Milano i është vënë kyçi dhe Duomos.

Ndërkohë po diskutohet dhe zhvillimi i ndeshjes Juventus-Inter ndërsa kryeministri Conte do të mbaje një takim me përfaqësues të federatës për të vendosur më tej.

Situata në Itali precipitoi me shpejtësi, ndërsa është i vetmi shtet i Evropës që njohu viktimat e para dhe shtim të rasteve të prekjes nga virusi me ritme shumë të larta.

Shumë shtete fqinj me Italinë kanë mbyllur kufirin ndërsa të tjera ushtrojnë kontrolle të rrepta për pasagjerët italianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco