BE jep 230 mln euro kundër koronavirusit, si do të shpenzohen dhe çfarë do të ndodh me udhëtimet

BE jep 230 mln euro kundër koronavirusit, si do të shpenzohen dhe çfarë do të ndodh me udhëtimet

11:01, 24/02/2020
A+ Aa A-

Euronews njoftoi sot se Bashkimi Europian do të akordojë 230 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të Koronavirusit COVID-19. Kjo masë financiare vjen menjëherë pasi një vend i rëndësishëm anëtar i BE, Italia, është futur në një situatë emergjence.

Lajmin e dhanë gjatë një konference për mediat, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic, dhe Komisioneri i Sigurisë së Ushqimit Stella Kyriakidou.

Të dy zyrtarët e lartë njoftuan për fondin prej 230 milion eurosh, për të përballuar ‘luftën globale’ kundër virusit dhe mënyrë se si do të shpenzohen ato.

Kështu 114 milion euro do të jepen, për kërkesën e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për gatishmëri globale; 15 milion euro për të mbështetur vendet partnere; 100 milion euro për financimin e kërkimit, zhvillimin e vaksinave dhe trajtimin dhe 3 milion euro për të mbështetur përpjekjet e vendeve anëtare për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe riatdhesimeve të qytetarëve të BE-së

Të dy Komisionerët pas pyetjeve të shumta, theksuan se tani për tani nuk do të ketë vendosje kufizimesh për udhëtimet dhe tregtinë mes vendeve anëtare të BE-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco