VIDEO/ Shihni sa është radha për maska/ Bota në prag pandemie

VIDEO/ Shihni sa është radha për maska/ Bota në prag pandemie

10:50, 24/02/2020
A+ Aa A-

Këto pamje nga qyteti Daegu në Korenë e Jugut, një nga më të prekurit në botë prej koronavirusit, mjaftojnë për të kuptuar sa e rëndë është situata. Qindra njerëz janë në radhe për të marrë maska.

Ndërkohë BBC raporton se po shtohet frika se shpërthimi i koronavirusit po kthehet në pandemi globale. Raste të reja janë raportuar kudo nëpër botë, shkruan BBC. Më shumë infeksione jashtë Kinës raportohen në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.

Një pandemi ndodh kur një sëmundje infektive kërcënon njëkohësisht pjesë të ndryshme të botës. Nuk ekziston një vaksinë për koronavirusin e ri.

Rreth 77 mijë persona janë prekur në Kinë dhe mbi 2600 kanë vdekur. Më shumë se 1200 raste janë konfirmuar në 26 vende të tjera me 20 vdekje. Italia raportoi vdekjen e katërt të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco