Studimi/ Gripi zgjat më shumë tek gratë me gjoks të madh

Studimi/ Gripi zgjat më shumë tek gratë me gjoks të madh

17:12, 21/02/2020
A+ Aa A-

Sipas shkencëtarëve, ekziston një lidhje midis infeksioneve të frymëmarrjes dhe madhësisë së gjirit.

Revista 'Arkivi i Sjelljes Seksuale' publikoi studimin e fundit, sipas të cilëve, gratë me gjinj më të mëdhenj ekspozohen ndaj ftohjes dhe gripit që zgjasin më shumë sesa gratë me gjinj më pak të vegjël. Arsyeja është e thjeshtë.

Rezultatet e këtij studimi që lidhën kohëzgjatjen e gripit me madhësinë e gjirit, nuk lënë dyshime.

Për të arritur në këtë përfundim, u pyetën rreth 400 gra me shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e infeksioneve të tyre të frymëmarrjes për një periudhë tre vjeçare. Përgjigjet u përpunuan më pas për të ripërcaktuar studimin.

Rezultati i studimit tregon se gratë me një gjoks tw madh vuajnë nga infeksione të frymëmarrjes për 8.3 ditë mesatarisht; ndërsa gratë e tjera vuajnë vetëm 3.8 ditë. Një ndryshim i madh.

Duhet të theksohet se ky është një studim i korrelacionit dhe se kauzaliteti nuk është vërtetuar shkencërisht, shkruan NOA.

Autorët e studimit sqarojnë se ky rezultat i atribuohet faktit që indi yndyror i gjirit dobëson sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë luftimin e viruseve të frymëmarrjes.

Gjithësesi, priten edhe studime të tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco