Gabimet që duhet të shmangni për të pasur një fytyrë që shkëlqen

Gabimet që duhet të shmangni për të pasur një fytyrë që shkëlqen

12:49, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një lëkurë e shëndetshme dhe që shkëlqen është ajo që të gjithë duam, por disa zakone në rutinën tonë mund të jenë shumë të dëmshme për të.

Për tu siguruar që po kujdesemi për lëkurën tonë ashtu siç duhet, Dr. Mervin Paterson, specialist në shëndetin e lëkurës dhe dermatolog kozmetik, ka ndarë një numër të gabimeve më të zakonshme për Femail.

Pastrim shumë i ashpër

Shmangni pastruesit shumë të ashpër të lëkurës, pasi kjo largon lipoidet dhe qeliza të shëndetshme të lëkurës sonë. Kjo më pas bën që shtresat e lëkurës të jenë më të pritura drejt humbjes së ujit dhe dëmeve të shkaktuara nga mjedisi.

Më shumë produkte se ç’duhet

Instagrami e ka bërë rutinën e fytyrës më të dashur se ç’duhet për ne. Rutina koreane me 10 hapa nuk është e përshtatshme për çdo lloj lëkurë. Përkundrazi, për shumicën është e dëmshme.

Investo në më pak produkte, të një cilësie më të mirë.

Kujdes nga mbi-hidratimi

Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë ujë të pijnë, aq më mirë është për lëkurën. Inkurajimi i njerëzve për të pirë më shumë ujë është i pakuptimtë, pasi sistemet balancuese të trupit e largojnë ujin e tepërt.  

Jini të qëndrueshëm

Gjeni produktet që janë më të mira për ju dhe mos i ndërroni shpesh ato. Eksperimentet e shpeshta mbi lëkurën sjellin vetëm dëme.

Largohu nga letrat e lagura

Letrat e lagura që pastrojnë makeup-in janë më të lehta për tu përdorur, por ato nuk e heqin të gjithë makeup-in. Gjithashtu mund të irritojnë lëkurën.

Mbrohu nga dielli

Gjithmonë vendos krem dielli dhe mos i beso fondatinës për mbrojtje ndaj tij.

Kujdes nga produktet e makeup-it

Produktet e makeup-it luajnë një rol po aq të madh në mirëqënien e lëkurës sonë. Kështu që zgjidhini me kujdes.

Kurrë e mos lini rutinën e natës

Është shumë e rëndësishme që i gjithë makeup-i, kremi i diellit, apo mikrobe të marra gjatë ditës të largohen para se të flini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco