Schulte: Pse pushimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj

Schulte: Pse pushimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj

12:16, 20/02/2020
A+ Aa A-

"Filloni të shikoni kohën e pushimeve si diçka që nuk vihet në diskutim. Ashtu si dentisti ose analizat e përvitshme mjekësore, pushimi është tjesë thelbësore e shëndetit tuaj".

Studimi i “Framingham heart study” bërë që në vitin 1992,  ende qëndron si standardi i artë për studime afatgjata të shëndetit. Ai i gjurmoi punonjësit përmbi 20 vjet dhe zbuloi se "burrat që nuk bëjnë pushime kishin 30% më shumë të ngjarë të kishin atak në zemër, ndërsa për gratë shifra shkonte deri në 50%".

Këto numra janë të vërteta edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë të tjerë shëndetësor si diabeti, pirja e duhanit, niveli i të ardhurave dhe mbipesha. Përfundimet nga studimi janë mbështetur nga studime të tjera të ngjashme kërkimore. Udhëtimi ul stresin. Studiuesit kanë zbuluar se pushimet janë gjithashtu të vlefshme për shëndetin mendor dhe mirëqenien.

Një nga studiuesit, Brigid Schulte, autore e "Overwhelmed: Work, Love & Play When No One has the Time" dhe drejtore e "The Better Life Lab" në New America Foundation,  thotë se të gjitha pikat e hulumtimit janë në të njëjtin drejtim:-“Ata që nuk marrin kohë pushimi janë të sëmurë, më pak produktivë, të stresuar dhe më të shqetësuar. Kjo ndikon edhe në performancën në punë ".

"Arsyeja kryesore që i shtyn për të mos bërë pushime është se ata nuk mendojnë se mund të lënë punën," thotë Schulte, por ju mundeni nëse jeni të organizuar. Filloni të shikoni kohën e pushimeve si diçka të panegociueshme. Ashtu si dentisti ose kontrolli vjetor, pushimi është një pjesë thelbësore e kujdesit tuaj shëndetësor, kështu që filloni ta trajtoni si të tillë./g.s

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco