Pse larja e duarve mund të ngadalësojë përhapjen e një epidemie Studimi, i cili është publikuar në revistën “Risk Analysis”, përdori modelimin epidemiologjik dhe simulimet e bazuara në të dhëna

Pse larja e duarve mund të ngadalësojë përhapjen e një epidemie

11:47, 20/02/2020
A+ Aa A-

Për të parandaluar infeksionet virale, mjekët sugjerojnë të praktikoni një higjenë të mirë të duarve. Në ditët e shpërthimit të koronavirusit, udhëzimet e shëndetit publik vazhdojnë ta theksojnë këtë. A është vërtet e dobishme larja e duarve në parandalimin e një epidemie?

Kur bëhet fjalë për parandalimin e infeksioneve virale - veçanërisht ato që përhapen përmes pikave nga kollitjet dhe teshtitjet - larja e duarve është gjithmonë masa e parë. Një studim i ri shpjegon pse larja e duarve është kaq e rëndësishme kur bëhet fjalë për kontrollin e shpërthimit të një virusi.

Në udhëzimet e tyre se si të parandaloni infeksionin me koronavirusin ose epidemi të tjera , Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deklaron se njerëzit duhet të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë.

Megjithatë, njerëzit vazhdojnë të shprehin dyshime se diçka aq e thjeshtë sa higjena personale mund të ketë ndonjë efekt në parandalimin e një epidemie. Studimi, i cili është publikuar në revistën “Risk Analysis”, përdori modelimin epidemiologjik dhe simulimet e bazuara në të dhëna për të përcaktuar nëse dhe sa higjena personale mund të ndikojë në shkallën e transmetimit të sëmundjes.

Sipas tyre larja e shpeshtë e duarve sidomos me ujë të nxehtë, largon të gjitha bakteret, viruset dhe parazitët e ndryshëm. Kontakti ynë me të tjerët, sendet e papastra apo ajrin e ndotur rrit mundësinë e transmetimit të çdo lloj epidemie në qarkullim. Uji dhe sapuni janë parandaluesi më i mirë i hyrjes së këtyre epidemive në organizmin tonë./g.s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco